Një agjenci izraelite e ministrisë së mbrojtjes ka pohuar se ka gjetur prova të furnizimeve mjekësore të vjedhura të fshehura në tunelet e Hamasit.
Izraeli e ka akuzuar vazhdimisht Hamasin se ka fshehur karburant, ushqim, furnizime mjekësore dhe ndihma të tjera shumë të nevojshme, në mënyrë që t’i paraqesë komunitetit ndërkombëtar imazhin e një fatkeqësie humanitare brenda Gazës.
Hamasi e mohon një gjë të tillë, duke pretenduar se Izraeli nuk po lejon askund ndihma të mjaftueshme në enklavë.
Koordinimi i Aktiviteteve të Qeverisë në Territore (i njohur ndryshe si COGAT) ndau pamjet që tregojnë ato që pretendon se janë furnizime të fshehura në një tunel të errët, duke thënë se tregon se si Hamasi “preferon njerëzit e tij në dëshpërim”.
Pretendimi i saj, ashtu si vetë videoja, është i paverifikuar.