image Izraeli kërkon largimin e 9 turistëve nga Koreja e Jugut që rezultuan pozitiv me koronavirus

Botë

Siguri/ Izraeli kërkon largimin e 9 turistëve nga Koreja e Jugut që rezultuan pozitiv me koronavirus

news image

Në një deklaratë të fortë, ministria e shëndetësisë e Izraelit paralajmëroi se nëntë turistë të Koresë së Jugut që vizituan vendin kohët e fundit të cilët kanë dalë pozitive me koronavirus do të duhet të largohen dhe të kthehen në shtëpitë e tyre.

Ministria u bëri thirrje kujtdo që mund të ketë ardhur në kontakt të ngushtë me këtë grup turistësh të largohen nga Izraeli. 

Turistët vizituan disa nga vendet më të njohura në Izrael dhe Bregun Perëndimor nga data 8 deri në 16 shkurt, duke rritur mundësinë e një ekspozimi në shkallë të gjerë në rajon, tha ministria të shtunën më 22 shkurt, shkruan CNN.

Grupi i turistëve vizitoi Masadën në jug të Izraelit, Shpellën e Patriarkëve në Hebron dhe Kishën e Varrit të Shenjtë në Jeruzalem. Potenciali për një ekspozim në shkallë të gjerë duket të jetë i lartë duke pasur parasysh numrin e turistëve që vizitojnë rregullisht këto vende dhe të tjerët.

Lëshimi i deklaratës të shtunën është një tregues sesa seriozisht autoritetet po marrin kërcënimin e përhapjes së koronavirusit në Izrael. Kjo vjen pasi Izraeli njoftoi viktimën e parë nga koronavirusi të premten më 21 shkurt. Viktima është një grua izraelite që u kthye nga anija Diamond Princess në Japoni. /Gazeta Sinjali/