image “Izraeli ka dhënë një 'paralajmërim' se do të bombardojë ndërtesën që strehon zyrat e Al Jazeera"

Botë

“Izraeli ka dhënë një ‘paralajmërim’ se do të bombardojë ndërtesën që strehon zyrat e Al Jazeera”

news image

Gazetarja e mediumit Al Jazeera, Linah Alsaafin, ka thënë se Izrali ka dhënë një “paralajmërim” se do ta bombardojë ndërtesën e këtij mediumi, trasnmeton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi, ajo tha se Izraeli do ta bombardojë këtë ndërtesë brenda një ore teksa bënë të ditur se kolegët e tyre janë evakuuar nga aty.

Izraeli ka dhënë një “paralajmërim” se do të bombardojë ndërtesën që strehon zyrat e Al Jazeera dhe kanale të tjera mediatike ndërkombëtare në Gaza brenda një ore … kolegët tanë tashmë janë evakuuar”, ka shkruar Alsaafin në Twitter.

Lina Alsaafin gjithashtu ka bërë edhe një shkrim të dytë duke treguar se pronari i ndërtesës “Jalaa” ka telefonuar shefin e inteligjencës izraelite për t’i kërkuar kohë që të evakuohet stafi, derisa thotë se përgjigja ka qenë negative./Gazeta Sinjali/