Ministria e Punëve të Brendshme e Izraelit ka njoftuar se ka emëruar shtatë ambasadorë të rinj. Një nga këto shtatë vende është edhe Kosova, shkruan Gazeta Sinjali.
Ambasador i Izraelit për Kosovën do të jetë Tamar ziv.
Përveç Kosovës, Izraeli ka emëruar ambasador edhe në Belgjikë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Lidhja diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit ishte pjesë e Marrëveshjes së Washingtonit, që u nënshkrua në zyrën ovale të ish-presidentit amerikan, Donald Trump më 4 shtator.