image Izraeli e Palestina në luftë edhe në tregti

Botë

Izraeli e Palestina në luftë edhe në tregti

news image

Izraeli mori vendim për bllokimin e eksporteve palestineze nga data 9 shkurt në vargun e luftës tregtare që filloi në shtator të vitit të kaluar, kur Palestina e bllokoi mishin e gjedheve nga Izraeli. Kjo betejë po i rrezikon ekonomitë e të dyja vendeve.

Përpos luftës me raketa e sulme ajrore, Izraeli dhe Palestina po luftojnë edhe në një fushë tjetër. Një muaj pas prezantimit të planit të Trump-it për arritjen e paqes mes këtyre dy vendeve, ato tashmë e kanë arritur shkallën më të lartë të luftës tregtare.

Më 12 shkurt, qeveria e presidentit palestinez, Mahmoud Abbas, e cilësoi fitore të ligjit ndërkombëtar deklaratën e komisionarit të lartë për të drejtat e njeriut në Kombet e Bashkuara se 112 kompani izraelite janë të përfshira në shkeljen e të drejtave të palestinezëve duke operuar në Bregun Perëndimor.

Përpjekja e parë ndërkombëtare për fajësimin e bizneseve u cilësua si e turpshme nga Izraeli. Kjo deklaratë ka ngjallur shqetësime se mund të shkaktojë bojkotim të këtyre kompanive, shkruan “France24”.

Tri ditë para raportit të UNHCR-së, ushtria izraelite e nxiti një betejë tjetër përmes vendimit për bllokimin e të gjitha prodhimeve bujqësore në Bregun Perëndimor.

Banka Botërore ka vlerësuar se mënyra e vetme për të dalë nga kjo gjendje është forcimi i eksporteve dhe shërbimeve, gjë që tash për tash duket pak e mundshme.