image Izrael, shkon në 200 numri i të infektuarve nga koronavirusi

Botë

Botë/ Izrael, shkon në 200 numri i të infektuarve nga koronavirusi

news image

Ka shkuar në 200 numri i izraelitëve të testuar pozitivisht për koronavirusin.

Prej tyre, 157 janë shtruar në spital, ndërsa 34 të tjerë trajtohen në shtëpitë e tyre përkatëse.

Edhe të tjerët janë gati për t’u shtruar në spital gjithashtu, deklaroi Ministria izraelite e shëndetësisë.

Në Bregun Perëndimor numri i të infektuarve u rrit dje me tre njësi (të gjithë në Betlehem) duke arritur shifrën totale 38. /Gazeta Sinjali/