image Izolohet kryeministri i Britanisë, pati kontakt me një të infektuar me COVID-19

Evropë

Izolohet kryeministri i Britanisë, pati kontakt me një të infektuar me COVID-19

news image

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson është izoluar pasi kishte kontakt me një person të infektuar me koronavirus, transmeton Gazeta Sinjali.

Autoritetet britanike tregojnë se Johnson do të vazhdojë të punojë nga distanca, duke u marrë me parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundje infektive.

Johnson ishte infektuar me COVID-19 në prill të këtij viti.

Ndryshe, që nga fillimi i pandemisë deri më tani, në Britaninë e Madhe kanë humbur jetën 51 mijë e 934 persona të infektuar me COVID-19.

/Gazeta Sinjali/