Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae- in ka kërkuar nga Qeveria që të mbyll lëvizjen e lirë të qytetarëve në disa qytete dhe të ndalojë vizitorë nga Kina me qëllim për të parandaluar koronavirusin.
Koreja e Jugut për herë të parë pas disa dekadash ka ndezur alarmin për siguri të lartë duke pasur parasysh rrezikun që i kanoset qytetarëve, transmeton Gazeta Sinjali.
Presidenti Moon Jae- in, ka pranuar që koronavirusi është një rrezik që ka dalur nga kontrolla dhe se numri i të vdekurve nga virusi vdekjeprurës ka shkuar mbi 600.
Përhapjet e reja të koronavirusit në shtetin e Koresë së Jugut ka bërë që kjo pandemi të merr përmasa globale.
Koreja e Jugut ka mbyllur shkollat dhe ka shtyrë rihapjen e tyre duke u bërë thirrje qytetarëve që të rrijnë mbyllur në shtëpitë e tyre.
Moon është shprehur se “Koreja e Jugut u përballë me një situatë krejtësisht ndryshe”, kjo pasi që qyteti i katërt më i madh për nga popullsia Shincheonji është goditur nga virusi vdekjeprurës, duke shënuar dhjetra persona të dyshuar me koronavirus./ Gazeta Sinjali/