Skuadra e Parmas ka lajmëruar se dy lojtarë të saj janë izoluar për shkak se dyshohet janë infektuar me koronavirus.
Në testin e parë të bërë, ata dy lojtarë dolën pozitiv, kurse në testin e dytë dolën negative, transmeton Gazeta Sinjali.
Tashmë me vendim të mjekut të klubit ata janë në izoloim dhe pritet që të bëjnë testin e tretë.
Në valën e dytë të koronavirusit në Itali tashmë edhe disa futbollistë tjerë janë infektuar me koronavirus./Gazeta Sinjali/