Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Klinikës Infektive, Izet Sadiku ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar vetë Sadiku, i cili ka shtuar se këtë vendim e ka marrë për arsye personale.
Ai tha se nuk ka pasur arsye të vazhdojë më në këtë pozitë.
Sadiku mori këtë post pas dorëheqjes së Lindita Ajazaj-Berishës.