Gjatë ditës së sotshme, klubi kosovar, FC Drita konfirmoi se një futbollist i saj ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Drejtori i Dritës, Valon Zymeri për Sinjalin Sportiv e ka konfirmuar që futbollisti i infektuar është Izair Emini.
Drita në komunikatën e saj raportoi që Emini është vetëizoluar dhe deri më tani nuk ka shfaqur simptoma.
Izair Emini është futbollisti i parë i Superligës së Kosovës që ka rezultuar pozitiv me Covid 19./Gazeta Sinjali/