Politikani serb dhe lideri i LDP-së, Çedomir Jovanoviq, është infektuar me koronavirus, teksa së fundi është parë në shtrat i shtrirë ku edhe ka shkruar se është lodhur.
Politikani serb, i njohur për qasjen e tij pro pavarësisë së Kosovës, thotë, se ndihet i lodhur dhe se vetëm oksigjeni e ka shpëtuar.Tutje ai bën thirrje për kujdes.
Shkrimi i plotë:
Jam lodhur, kemi ndaluar përhapjen gjatë fundjavës, oksigjeni më ka shpëtuar dhe më duhet akoma të pushoj mushkëritë që janë duke luftuar virusin. Ngadalë duke ulur temperaturën dhe qetësuar presionin e gjakut. Mjekët janë gjithmonë me mua dhe reagojnë ndaj çdo ndryshimi të terapisë. Për natën e dytë me radhë, me mbështetjen e tyre, unë arrita të flija për disa orë pasi gjetën një zgjidhje për dhimbjen që më kanë larguar gjatë gjithë javës./ Gazeta Sinjali/