Një grua ka raportuar në polici se bashkëshorti i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Viktima ishte larguar më 26 qershor, rreth orës 08:00 të mëngjesit nga shtëpia e tij, e cila gjendet në rrugën “Antigona Fazliu” në Prishtinë.
“Rr.Antigona Fazliu, Prishtinë, 26.06.2020-08:00. Ankuesja femër kosovar e ka raportuar se bashkëshorti i saj viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së./Gazeta Sinjali/