image Iu shqiptua gjobë, në shenjë pakënaqësie godet veturën e Policisë në Gjilan

Siguri

Iu shqiptua gjobë, në shenjë pakënaqësie godet veturën e Policisë në Gjilan

news image

Një person është arrestuar në Gjilan, pasi që i njëjti dyshohet se në orët e para të mëngjesit qëllimisht ka goditur veturën zyrtare të policisë.

I dyshuari kishte qenë duke drejtuar veturën në shenjë pakënaqësie për një gjobë të shqiptuar ndaj tij, ku më pas kishte nisur veturën në mënyrë të vrullshme duke i rrezikuar dy zyrtarët policorë dhe duke goditur veturën e tyre.

Policia ka bërë të ditur se rastin e ka iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./GazetaSinjali/