image Iu gjet armë në valixhen e tij, arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës

Siguri

Iu gjet armë në valixhen e tij, arrestohet një person në Aeroportin e Prishtinës

news image

Një person dje në Aeroportin e Prishtinës është arrestuar rreth orës 22:30 pasi kishte mbajtur në valixhen e tij një armë harkore me gjashtë shigjeta 78 cm, shkruan Gazeta Sinjali.

Për këtë rast, pasi e kanë vërejtur zyrtarët doganor, është konfiskuar arma.

I dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Aeroporti Adem Jashari 25.11.2020 – 22:30. Nga zyrtarët doganor është vërejtur se në valixhen e të dyshuarit mashkull kosovar kishte një armë harkore me gjashtë shigjeta 78 cm të cilat janë konfiskuar. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të PK. /Gazeta Sinjali/