Kufoma e dekompozuar e një italiani 59 vjeçar, i zhdukur në vitin 2004 u gjet rreth një javë më parë nga disa zhytës në fund të liqenit Iseo në Tavernola në Itali.
Kufoma e dekompozuar e italiani Rosario Tilotta që ishte i martuar me një shqiptare dyshohet se ndodhet në makinën tip Ford që u gjet rreth një javë më parë nga disa zhytës në fund të liqenit Iseo në Itali.
Sipas medias italiane, zhytësit denoncuan menjëherë në polici, të cilët e panë makinën me një kufomë të zhytur 80 metra në fund të liqenit. Karabinierët dyshojnë tek gruaja e tij shqiptare, pasi ajo e bëri denoncimin disa javë pasi ai ishte zhdukur.
Lajmi tashmë është konfirmuar edhe nga policia lokale e cila ka edhe targën e makinës që dikur i përkiste personit të zhdukur Rosario Tilotta, i cili njihej për lidhjen e tij me mafien dhe kryesisht me shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Sipas policisë zona rreth liqenit përdorej shpesh nga mafia lokale. Pak para se të zhdukej, Rosario ishte martuar me një shqiptare të quajtur Elva Kurti, 22 vite më e re se ai.
Vëllai i viktimës është i bindur se ai është vrarë për shkak të punëve të pista ku ishte përfshirë. Rosario Tillota, i lindur në Tunisi, sipas të vëllait frekuentonte shpesh prostituta të cilat ia sillte në shtëpi një shqiptar, identiteti i tij nuk bëhet i ditur. Sipas vëllai të tij Diego, ai dyshon se Roberto merrej edhe me drogë, dhe kur ka shitur pjesën e tij ku ka marrë paratë dhe më pas është zhdukur. /Sinjali/