image Italianët ia mësyjnë qendrave të votimit, favorit të djathtët
[wp-story id="814678"]

Evropë

Italianët ia mësyjnë qendrave të votimit, favorit të djathtët

news image

Në Itali, sot qytetarët po votojnë në zgjedhje të cilat po vlerësohen që mund ta drejtojnë vendin kah e djathta, në momentin kur Evropa po ballafaqohet me luftën në Ukrainë.

Për herë të parë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, në Itali zgjedhjet mund ta bien në krye të qeverisë lideren e ekstremit të djathtë, shefen e partisë Vëllezërit e Italisë, Giorgia Meloni.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 7 të mëngjesit, kurse numërimi i votave do të fillojë menjëherë me mbylljen e këtyre qendrave të votimit – pra në ora 23:00.

Giorgia Meloni dhe partia Vëllezërit e Italisë, po udhëheq sipas anketave parazgjedhore.

/GazetaSinjali/