Italia vazhdon të shënojë rekord të rasteve dhe viktimave nga COVID-19.
Sipas autoriteteve, në 24 orët e fundit janë regjistruar 544 viktima e 37 255 të infektuar më shumë.
Numri i personave të shëruar nga koronavirusi janë 12 196 më shumë se sa një ditë më parë. Ndërsa, numri i testeve të kryera është 227 695.
Deri më sot Italia ka regjistruar 1,144 552 të infektuar nga koronavirusi dhe 44, 683 viktima.
Të shëruar deri më sot nga koronavirusi në Itali janë 411 434 persona, ndërsa tamponë të kryer janë 18 683 111. /Gazeta Sinjali/