Po rriten rastet me koronavirus në Itali, ndërkohë që po bie ndjeshëm bilanci i viktimave.
Autoritetet shëndetësore të vendit fqinj kanë njoftuar se në 24 orët e fundit, në më shumë se 37 mijë teste, janë konfirmuar 463 raste me COVID-19, ndërkohë që ditën e djeshme ishin 347.
Ulje e ndjeshme vjen edhe në numrin e viktimave, që sot janë 2, krahas 13 të ditës së djeshme.
Autoritetet bëjnë të ditur se është kaluar tashmë pragu i 7 milionë testeve nga fillimi pandemisë, duke regjistruar më shumë se 250 mijë raste dhe 35 mijë të vdekur nga koronavirusi. /Gazeta Sinjali