Ambasada italiane në Prishtinë ka përkrahur vendimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për heqjen e pjesërishme të taksës ndaj mallrave të Serbisë dhe atyre të Bosnje e Hercegovinës.
Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka thënë se Italia inkurajon Prishtinën dhe Beogradin që t’i fillojnë sa më shpejtë bisedimet.
“Ne jemi plotësisht dakord me deklaratën e Bashkimit Evropian. Italia inkurajon Beogradin dhe Prishtinën që të rifillojnë bisedimet sa më shpejt të jetë e mundur dhe mbetet e përkushtuar për ta mbështetur këtë proces”, ka shkruar ai në Twitter./GazetaSinjali/