Disa lëkundje tërmeti janë regjistruar në bregdetin perëndimor të Kalabrisë në Itali, pranë provincave të Cosenza dhe Catanzaro.
Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane të Mesdheut, lëkundja më e fortë ishte me magnitudë 3.9 të Shkallës Rihter dhe me thellësi 33 km.
Lëkundjet u regjistruan në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Nuk raportohen lëndime në njerëz apo dëme materiale. /Gazeta Sinjali/