Spitalet në Itali nuk do t’i përdorin më respiratorët te personat mbi 60 vjeç të prekur me koronavirus, shkruan Gazeta Sinjali.
Këtë e ka paralajmëruar një ekspert izraelit, Gal Peleg, i cili po punon në Param të Italisë, që është epiqendrën e përhapjes së koronavirusit në këtë shtet.
Peleg tha që pajisjet respiratore janë shumë të vogla në numër dhe qasja në to do të limitohet.
Numri i vdekjeve në rajonin më të prekur nga virusi ka kaluar 3 mijë e 450 pasi u raportua për 360 vdekje në 24 orët e fundit në Lombardi. Eksperti izraelit thotë se departamenti i tij sigurohet që pacientët me sëmundje terminale të mund t’u thonë lamtumirë të dashurve të tyre përkundër karantinës.
Sot, qeveria italiane vendosit që 60 milionë banorë të futen në karantinë dhe urdhëroi mbylljen e të gjitha bizneseve joesenciale si masë preventive kundër përhapjes së koronavirusit./Gazeta Sinjali/