image Italia me 6 janar vendosë për masat e reja antiCOVID-19

Botë

Italia me 6 janar vendosë për masat e reja antiCOVID-19

news image

Me 6 janar vendoset se çfarë masa të reja do të ndërrmarin për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Kufizimet që iu imponuan italianëve për festa skadojnë në atë datë dhe të gjitha rajonet kthehen në sistemin e mëparshëm, atë me tri ngjyra, për të përcaktuar aktivitetet e lejuara.

Rajonet më të rrezikuara janë ato me ngjyrë të kuqe dhe pjesë e kësaj zone pritet të jenë zona e Venetos, Ligurias dhe Kalabrisë.

Ndërkohë, vijojnë vaksinimet në vend. Deri tani njoftohet të jenë vaksinuar kundër Covid-19 pothuajse 46 mijë qytetarë, kryesisht operatorë shëndetësorë, personel spitalor dhe të moshuar të azileve. Procesi i vaksinimit është frenuar disi për shkak të kufizimeve të vendosura nga qeveria Conte me rastin e festave, që kanë minimizuar mundësitë e italianëve për të lëvizur.

/Gazeta Sinjali/