image Italia kërkon rifillimin e shpejtë të dialogut me Serbinë

Politikë

Italia kërkon rifillimin e shpejtë të dialogut me Serbinë

news image

Pas takimit me kryeministrin e sapozgjedhur të Kosovës, Avdullah Hotin, ambasadorit italian, Nicola Orlando, deklaroi se Italia e mbështet Kosovën në luftën me pandeminë si dhe rifillimin e dialogut me Serbinë.

Ambasadori Orlando përmes një postimi në Twitter thotë se e ka uruar kryeministrin Hoti për detyrën, derisa shkruan bëri thirrje për veprim gjithëpërfshirës dhe transparent të Qeverisë.

“Sot pata një takim produktiv me Kryeministrin Avdullah Hoti. U theksua nevoja për vazhdimin e rrugës së reformave dhe luftimin e korrupsionit. U rikonfirmua mbështetja e #Italisë në luftimin e #Covid dhe rifillimin e shpejtë të dialogut me Serbinë të lehtësuar nga BE-ja. E përgëzova atë dhe bëra thirrje për veprim gjithëpërfshirës dhe transparent të Qeverisë”, ka shkruar Orlando./Gazeta Sinjali/