image Italia do t'i vaksinojë vetëm me një dozë personat që kanë qenë të prekur me COVID-19

Evropë

Italia do t’i vaksinojë vetëm me një dozë personat që kanë qenë të prekur me COVID-19

news image

Shteti i Italisë do t’u japë vetëm një dozë të vaksinës antiCOVID personave që kanë qenë të infektuar me COVID-19, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë së Italisë, kanë thënë se rekomandimi vlen për personat që kanë qenë me COVID-19 tre deri gjashtë muaj më parë.

“Një dozë e vaksinës mund të shqyrtohet për individët që ishin të infektuar më herët me SARS-CoV-2, pavarësisht nëse kishin simptome apo ishin asimptomatik”, thuhet në deklaratë të Ministrisë.

Franca dhe Spanja kanë rekomanduar gjë të ngjashme muajin e kaluar.

Italia, që ka një popullatë rreth 60 milionë banorë, ka vaksinuar 4.76 milionë persona me vaksina antiCOVID, ndërsa 1.5 milionë prej tyre kanë marrë dozën e dytë të vaksinës./Gazeta Sinjali/