image Itali/ Vdiq nga kanceri në moshën 37 vjeçare, mësuesja lë libra dhuratë për çdo ditëlindje të djalit të saj

Evropë

Itali/ Vdiq nga kanceri në moshën 37 vjeçare, mësuesja lë libra dhuratë për çdo ditëlindje të djalit të saj

news image

Në muajin Prill, Laura Lonzi, një mësuese e shkollës fillore kuptoi se nuk do ta mposhte dot kancerin dhe se nuk mund ta shihte fëmijën e saj të rritet. Për këtë arsye, ajo vendosi që para se të vdiste, të linte një libër dhuratë për çdo ditëlindje të ardhshme të Tommaso-s, djalit të saj.

Mësuesja u nda nga jeta pak muaj pas diagnozës, në shtator 2021, për shkak të karcinomës së veshkave, një formë e rrallë kanceri. Burri i saj, Antonio Salerno rrëfeu historinë e trishtë për mediat italiane dhe se si ajo ishte munduar që të linte sa më shumë kujtime për të dhe të birin.

Laura, e lindur dhe e rritur në Firence, ishte një mësuese e shkollës fillore nga Carraia, pranë Calenzano. Në gusht ajo do të kishte mbushur 38 vjeç, por një kanceri e largoi atë nga familja.

Laura po bënte videot për mua dhe Tommaso, për kohën kur ajo do të largohej“, thotë bashkëshorti Antonio.

Në prill Laura e kuptoi se nuk kishte asgjë për të bërë para se ta thoshin mjekët. Ajo filloi të na shkruante letra për të mos na lënë vetëm. Ajo bënte sikur ecte, shkonte poshtë pemës së ullirit. Më pas zbulova se ajo po xhironte video për mua dhe Tommaso-n se kur do të ikte“, vazhdoi ai.

Antoni vazhdoi tutje duke rrëfyer: “Ajo shkroi një letër në mënyrë që kur djali unë të shkojë në klasën e gjashtë ta shoqërojë në ditët më të rëndësishme të jetës së tij. Ajo i la Tommaso-s një libër dhuratë për çdo ditëlindje. Djali ynë do të rritet në kujtesën e nënës së tij edhe nëse nuk i ka mbushur ende tre vjet. Ajo më kërkoi që të buzëqeshja çdo ditë për djalin tonë. Disa ditë më parë Tommaso po qante në dëshpërim, ai donte nënën e tij. I shpjegova se ajo tani është bërë yll“.

Ajo la një letër që burri i saj ta lexonte para qindra njerëzve në funeralin e saj, shkruan abcnews.

Jam e lumtur me jetën që kam jetuar, më ka pëlqyer shumë. mos harroni të mbushni boshllëkun e Tommaso-s me fjalë magjike gjashurie”, shkruante ajo në letrën e saj.

/GazetaSinjali/