Një grua me origjinë shqiptare është plagosur si pasojë e një shpërthimi në banesën e saj në Valdicecina të Italisë.
Në momentin e shpërthimit, 58-vjeçarja ndodhej në bodrumin e banesës, teksa si pasojë e dëmtimeve është dërguar me helikopter në spital.
Vajzat e saj, 4 dhe 7 vjeç ndodheshin në banesë në momentin e shpërthimit, por për fat nuk kanë pësuar dëmtime, veç disa mavijosjeve.
Sipas autoriteteve të vendit fqinj, shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e rrjedhjes së gazit, shkruan abcnews.
Zjarrfikësit bënë të mundur shuarjen e flakëve dhe tashmë po verifikohet nëse nga shpërthimi kanë pasur dëmtime në strukturë edhe banesat e tjera.