image Itali/ Shqiptarët e rrahin një 60 vjeçar, ai kërkon të marrë hak por bie në “kurth”

Evropë

Itali/ Shqiptarët e rrahin një 60 vjeçar, ai kërkon të marrë hak por bie në “kurth”

news image

Një i ri shqiptar i ndihmuar edhe nga shokët e tij e ka rrahur një 60 vjeçar.

Burri është goditur me një shishe qelqi duke u lënduar në hundë.

Siç raporton Abcnews.al zënka ka ndodhur përpara një lokali në Corso Matteotti në Pergola (provinca e Pesaro-Urbino).

60 vjeçari, kishte kërkuar të marrë hak por që kishte rënë në “kurth”.

Të nesërmen në mëngjes ai u pa rreth qendrës historike të Pergola me një shkop në dorë.

Shqiptarët e kanë parë dhe e kanë lajmëruar tek karabinierët për të shmangur përplasje tjetër.

Burri nga Sardenja u identifikua dhe u arrestua nga karabinierët.

Ndaj tij u vendos masa detyrim paraqitje.

/GazetaSinjali/