image Itali: Gjykata vendos që fëmijët të marrin mbiemrin e të dy prindërve

Botë

Itali: Gjykata vendos që fëmijët të marrin mbiemrin e të dy prindërve

news image

Fëmijëve italianë duhet t’u vihen mbiemrat e të dy prindërve, pas vendimit historik të Gjykatës Kushtetuese, duke përmbysur traditën me të cilën të gjithë të porsalindurit u vihen automatikisht emrat e baballarëve.

“Kjo praktikë ishte diskriminuese dhe e dëmshme për identitetin e fëmijës”, tha gjykata në një deklaratë.

“Fëmijëve duhet t’u jepen mbiemrat e të dy prindërve sipas radhës që ata vendosin, përveç nëse bien dakord që fëmijët e tyre të marrin vetëm njërin prej tyre”, shtoi gjykata në një deklaratë.

Ministrja e Familjes, Elena Bonetti, tha se qeveria do të mbështesë plotësisht parlamentin në këtë proces.

“Ne duhet t’i japim thelbin vendimit, dhe është një prioritet i lartë dhe detyrë urgjente e politikës për ta bërë këtë”, shkroi ajo, duke shtuar se prindërit duhet të marrin përgjegjësi të barabartë për rritjen e një fëmije.

Krahasuar me vendet e tjera evropiane ku të dy mbiemrat mund të përdoren për fëmijët, si Franca, Gjermania dhe Spanja, Italia ka qenë e ngadaltë në pranimin e njohjes së mbiemrit të nënës.

Ligji i ri do të miratohet nga parlamenti, raporton Guardian.

Papa Françesku dhe liderët politikë të Italisë kanë shprehur shqetësime për ndikimin e një niveli në rënie të lindjeve në vend, me koston e rritjes së fëmijëve që shihet si një nga faktorët.

/GazetaSinjali/