image Itala triumfon edhe ndaj Zvicrës, kalon grupin pas paraqitjes fantastike të Locatellit

Futboll

Itala triumfon edhe ndaj Zvicrës, kalon grupin pas paraqitjes fantastike të Locatellit

news image

Kombëtarja e Italisë dhe ajo e Zvicrës zhvilluan sonte ndeshjen e dytë në Grupin A, shkruan Sinjali Sport.

Azzurri fituan me rezultat të pastër 3-0, ndaj helvetëve.

Mesfushori Manuel Locatelli ishte figura kryesore e Italisë sonte, duke i realizuar dy gola, në minutën e 26-të dhe të 52-ën.

Për të tretin u përkujdes sulmuesi kryesor, Ciro Immobile në minutën e 88-të.

Italianët mbesin lider në këtë grup me gjashtë pikë duke u kualifikuar në fazën tjetër, teksa zviceranët kanë vetëm një pikë.

Zvicra ndeshjen e fundit e luan ndaj Turqisë, ndërsa Italia ndaj Uellsit. /Gazeta Sinjali Sporti/