image Isufi: Nuk ka aktakuzë që mund ta njollosë luftën e UÇK-së

Politikë

Isufi: Nuk ka aktakuzë që mund ta njollosë luftën e UÇK-së

news image

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi ka reaguar pasi Prokuroria Speciale ka dorëzuar aktakuza ndaj presidentit Hashim Thaçi, dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, shkruan Gazeta Sinjali.

Isufi ka thënë se aktakuza e propozuar nga Prokuroria Speciale ndaj luftëtarëve të lirisë, “është fabrikim dhe tendencë për ta njollosur luftën e drejtë të popullit tonë për liri e pavarësi”.

“Kjo mënyrë e veprimit me prapavijë politike, sidomos në momentet kur pritet zhvillimi i dialogut Kosovë-Serbi, jep mesazhin e qartë për tendencën e dobësimit të pozicionit të Kosovës dhe krijimit të një klime të tensionit politik. Për mbrojtjen e të drejtës dhe të vërtetës së lirisë për atdheun e shtetin është bërë sakrificë e madhe, prandaj nuk mundet askush ti cenojë këto vlera sublime pavarësisht synimeve dhe qëllimeve të armiqve tanë”, ka shkruar ndër të tjera ai në faqen zyrtare në Facebook.

https://www.facebook.com/ahmet.isufi.3/posts/3618136034870473