Mbrëmë rreth orës 23:30 para mesnatës, një person në fshatin Vrellë të Istogut është arrestuar.
Siç njofton Policia, ai dyshohet se në gjendje të dehur e ka sulmuar fizikisht një femër në një lokal.
Viktima ka pranuar edhe tretman mjekësor si pasojë e lëndimeve të marra.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Sinjali/