Një person është arrestuar dje në Istog pasi që i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij, shkruan Gazeta Sinjali.
Policia ka njoftuar se ditë më parë edhe e dashura e kishte sulmuar të dyshuarin.
Sipas policisë dyshohet se edhe e dashura e kishte sulmuar të dyshuarin një ditë më herët.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje /Gazeta Sinjali/