image Istog/ Tre persona kërcënojnë me armë postierin, ia marrin veturën dhe dy telefona

Siguri

Istog/ Tre persona kërcënojnë me armë postierin, ia marrin veturën dhe dy telefona

news image

Pasditen e djeshme punëtori i një poste të shpejtë ka raportuar në Polici se derisa ishte duke e dërguar një porosi, është ndaluar nga tre persona të maskuar të cilët nën kërcënimin e armëve i kanë grabitur veturën, dy telefona, dhe disa para dhe pastaj janë larguar në drejtim të panjohur.

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se vetura është gjetur më pas e braktisur në një fshat tjetër, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Policisë, nuk ka persona të lënduar.

/GazetaSinjali/