image Ismet Munishi: “Tu gëzoftë zemra Profesor që i shtine me kercy krejt Shqiptarinë”

Futboll

Ismet Munishi: “Tu gëzoftë zemra Profesor që i shtine me kercy krejt Shqiptarinë”

news image

Trajneri Ismet Munishi ka reaguar lidhur me bullizmin që iu bë profesorit, Lulzim Paci, i cili u bë viral përmes videove duke vallëzuar, të publikuara në TikTok.

Munishi përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në facebook e ka falënderuar profesorin nga Vushtrria, pasi sipas tij i ka bërë të kërcejnë të gjithë shqiptarët.

“Tu gëzoftë zemra Profesor që i shtine me kercy krejt Shqiptarinë”, ka shkruar Munishi.

Në përkrahje të profesor Pacit kanë dalë shumë figura të njohura të të gjitha sferave në vendin tonë.

 /Gazeta Sinjali Sporti/