image Ismet Munishi ka ofruar një darkë për këdo që i përgjigjet saktë kësaj pyetje

Ismet Munishi ka ofruar një darkë për këdo që i përgjigjet saktë kësaj pyetje

news image

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka ofruar një darkë për këdo që përgjigjet saktë në pyetjen e postimit të bërë në profilin e tij në Facebook, transmeton Sinjali Sport.

Munishi pyeti ndjekësit e tij se sa futbollistë të Kosovës që kanë punuar bashkë janë në Përfaqësuesen e Kosovës dhe si shpërblim për përgjigje të saktë ka ofruar një darkë të mirë.

“Nuk pe di as vet sa lojtar që kemi punuar bashkë janë në Reprezentacionin e Kosovës. Kur po i shoh me të vërtet po më vjen mirë. Por kush ja qëllon sa janë saktë do ta hajmë një darkë të mirë bashkë. Unë biri yt Kosovë”, ka shkruar Munishi në postimin e tij. /Gazeta Sinjali Sporti/