image Ismaili: SHBA-të ia hapën dyert Kurtit e ai i mashtroi, tani u shkarkua si antiamerikan i përbetuar

Kosovë

Politikë/ Ismaili: SHBA-të ia hapën dyert Kurtit e ai i mashtroi, tani u shkarkua si antiamerikan i përbetuar

news image

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka thënë se Ambasadori Richard Grenell, i dërguarI special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, tha mbrëmë një të vërtetë të rëndësishme për qytetarët e Kosovës DHE njëkohësisht rikonfirmoi se kishim një kryeministër që mashtroi SHBA-në dhe popullin e Kosovës.

Ismaili ka shkruar në profilin e tij zyrtar në Facebook se është çudi e madhe për disa votues të vitit 2020, të cilët, siç shkruan ai, në mendjen e tyre projektojnë një Albin që flet zhdërvjelltë për të ardhmen, por e është se Kurti aq shumë e shtrembëron dhe dëmton të tashmen.

“Duke e shtrembëruar të tashmen, ai e huq dhe e dëmton edhe të ardhmen. Kjo, në fakt, nuk është diçka e re. Ai ia ka huqur çdo procesi të rëndësishëm për Kosovën. Prej Rambouillet e deri te Pavarësia. Me oratori, por me argumente të rrejshme dhe gabime trashanike. Ka qenë gabim dhe është edhe sot gabim. Tani me një rrezik më të madh, sepse tash po mashtron dhe po manipulon hapur si Kryeministër i Kosovës”, tha ai.

Tutje, Ismaili shton se SHBA-të i kanë hapur dyert Albin Kurtit, po ai i mashtroi dhe tani u shkarkua si një antiamerikan i përbetuar.

“Me siguri, shumica e atyre që e kanë votuar – kanë menduar se Albin Kurti do të ndryshonte, kur do t’i jepej shansi që të bashkëpunonte. SHBA-të ia hapën dyert. E prapë, Albin Kurti, tani edhe si Kryeministër, i mashtroi. I mashtroi në emër të Kosovës, e jo vetëm si lider i VV-së. Dhe, u shkarkua. Si antiamerikan i përbetuar, me fjalë dhe me vepra”, përfundoi ai./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/uismaili/posts/585611448703420?__xts__[0]=68.ARAV_yyDw9uUGtMJEmeiNHxpAGiAOqhcPQ3fV_mqz6D-jWio7H85JOmZ19QvNPcKyUcVL1ildyV6nRPcelDfpUwChHcUR9FdxRz2r-JiTbatahhRJDsKGL4Vxggh7kjPSznHsi7gNZ4OQd3JM6XQp7FYxjMpZn738jBMJj6KlWfzqU16l3xF28h-zBp_DCFpbp6kChApS4Jz7iXCsNJPtHlYG8SIDL4c_Bqw2uFjzGmFh25_NbDXYr_tzob6Qzj8qSc6nYA7YzRrIojUuSBYuzdiyJUfUvz5kOT2IDVatjY3N-Fbtn66KO2AxYshKzC5O8EOPz0XjonLdOSjteo&__tn__=-R