image Ismaili: Qeveria e rrëzoi veten dhe iku nga përgjegjësitë në gjendje të jashtëzakonshme

Kosovë

Reagim/ Ismaili: Qeveria e rrëzoi veten dhe iku nga përgjegjësitë në gjendje të jashtëzakonshme

news image

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili ka thënë se i mirëkupton qytetarët që sonte protestuan me kërcitje enësh kundër klasës politike, po u sqaroi atyre se Qeveria po e rrëzon veten me sjelljet e Albin Kurtit karshi zhvillimeve në vend.

Ismaili ka shkruar në faqen e tij në Facebook se ende është e paqartë për të gjithë qytetarët, ata që votuan për këtë koalicion qeverisës dhe ata që nuk votuan për të, se si është e mundur që në javën kur Qeveria mbylli shkollat dhe ndali arsimimin e fëmijëve, kur mijëra punëtorë dhe biznese e ndalën punën e tyre, në javën kur filloi ankthi i ballafaqimit me pandeminë e coronavirusit, Albin Kurti shkarkoi për një fjalë goje Ministrin e Brendshëm, që është edhe Nënkryetari i parë LDK-së, dhe e sfidoi LDK-në: Me mua apo me Agimin, për ta provokuar kështu rrëzimin e Qeverisë.

“Albin Kurti flet për unitet, ndërsa vepron si përçarësi më i madh”, tha Ismaili.

https://www.facebook.com/uismaili/posts/579858522612046?xts%5B0%5D=68.ARAm2tVzU2EoeTepdmUa9JDxhGAGJTeUHHYZ8e-CDDiIu_1u1OwOMc48pUig-f5Rp_xqyrFT5I0Xy4PrKbzNAzKAPuLmydU3kSwRj6xd5qa0JOPQaX10t8A4Es3oFtteJ5EgG4GcarMvQzlhdzQz1TJPD5wrGzwB6ppzloQEp23cACjHtKiwIg5dQEmD9lnTT14fB5B6chAuZiHDYkmFtw8Br12_07GFd2cMdTWomwd9LFw3zwxb53nYfvVLm4wd-YxpxECpAz5ax3bsACX6u4NUSvkEI0V74mQa-ZVJMDT7s99TJM1bPT58p69GN2–LQbdmF8YRlPPxMYH5WI&tn=-R