image Ismaili për festën e 28 nëntorit i vizitoi ish-liderët e UÇK-së në Hagë, Thaçin s’arriti ta takojë
[wp-story id="814678"]

Politikë

Ismaili për festën e 28 nëntorit i vizitoi ish-liderët e UÇK-së në Hagë, Thaçin s’arriti ta takojë

news image

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli, ka bërë të ditur se festën e 28 Nëntorit e ka kaloi në Hagë me ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që vazhdojnë të jenë në paraburgim atje.

Ismajli përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se sot nuk u takua vetëm me ish-presidentin Hashim Thaçin, duke treguar se me të do të takohet një ditë tjetër.

“Këtë festë të madhe të shqiptarëve e kalova në Hagë me Kadri Veselin. Sendviçat e drekës i  bëmë bashkë, e muhabeti i mirë i bëri edhe më të shijshëm. Unë flisja dhe e kujtoja të kaluarën, por ai si gjithmonë më i interesuar me fol për të ardhmen. E kushdo që e njeh nga afër, e din që nuk të lë me ikë pa një fjalë të mirë. ‘Keni shumë çka me përmirësu në Kosovë, e kjo duhet të ja u definojë patriotizmin që me punu për të mirën e shtetit e mos me koritë familjen’, më tha”, ka shkruar Ismajli.

Ai ka theksuar se Rexhep Selimin e kishte përgëzuar për ekspozitën që ka hapur, teksa ka shtuar se u takua edhe me Jakup Krasniqin, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

“Fati deshi që kësaj radhe të takoj edhe udhëheqës të tjerë të UÇK-së që po mbahen në Hagë. Rexhës ia urova festën dhe e përgëzova për ekspozitën që e ka hapë në Prishtinë. I erdhi mirë që ekspozita e tij është pritë mirë dhe më qerasi me një kafe. Pastaj, e takova edhe bacën Jakup me familjen e tij që gjithashtu kishin ardhë për vizitë.

E takova edhe Hysin që e kishte pasë një operacion tepër të vështirë para disa javësh si pasojë e plagëve të luftës. Djemtë e Hysit më treguan edhe për problemet me vizat tre ditore që po i lëshohen për të vizituar babanë e tyre. Padrejtësi mbi padrejtësi. Në fund e takova edhe Nasimin që kishte përgatitë ushqim tradicional për festë, por që nuk arrita ta provoj sepse koha e vizitës më përfundoi”.

Ismajli, theksoi se i kishte mbetur “shumë merak që nuk e pashë Presidentin Thaçi kësaj here, sepse ashtu do të ishte kompletuar vizita. E planifikova që herën e ardhshme ta takoj enkas”.

/GazetaSinjali/