image Ismaili i PDK-së: Shpresojmë se propozim-aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit të mos konfirmohen

Politikë

Ismaili i PDK-së: Shpresojmë se propozim-aktakuzat ndaj Thaçit e Veselit të mos konfirmohen

news image

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismajli, ka thënë se partia e tij shpreson se propozim-aktakuza e prokurorëve të Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, ndaj kreut të saj, Kadri Veselit, nuk do të konfirmohet.

“Ne konsiderojmë me një shpresë të lartë që nuk do të kemi konfirmim të aktakuzës ndaj Speciales”, ka thënë ai.

Sipas tij, është e natyrshme që propozim-aktakuzat të lidhen me këtë parti, pasi që ai thotë se PDK-ja është pasardhëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në politikë.

“Natyrisht që PDK-ja duke qenë si pasardhëse e politikës së UÇK-së, natyrisht se ka të ndërlidhura më së shumti me propozim-aktakuzat e Speciales. Është një situatë e vështirë për PDK-në. Por, ne do të gjindemi edhe si shtet edhe si parti”, ka thënë Ismaili në T7.

Ai tha se shpreson për moskonfirmim të aktakuzës ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

“Në të njëjtin pozicion kemi edhe presidentin e vendit, Hashim Thaçin, dhe shpresojmë as për të nuk do të konfirmohen aktakuzat”, tha ai./Gazeta Sinjali/