image Ismaili i PDK-së: Është fatkeqësi që e kemi një politikan si Albin Kurti

Politikë

Ismaili i PDK-së: Është fatkeqësi që e kemi një politikan si Albin Kurti

news image

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë se është fatkeqësi për Kosovën që ka një politikan si kreu i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo deklaratë e Ismailit erdhi pas sulmit që Kurti thotë se ia ka bërë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, pas shkuarjes së këtij të fundit në Hagë.

Ismaili thotë se Kurti është modeli i atij politikani i cili në kohën kur nevojitet uniteti politik, krijon përçarje, andaj si i tillë thotë se është fatkeqësi.

Sipas tij, Kurti nuk brengoset për vlerat e luftës, përderisa Ismaili thotë se liderit të VV-së i duket se Specialja i bën favore politike, ndaj të cilës ky i fundit, thotë deputeti i PDK-së, pret se do t’ia eliminojë kundërshtarët.

“Albin Kurti nuk brengoset për vlerat e luftës përderisa i duket se Gjykata Speciale i bën favore politike, duke shpresuar se ajo ia eliminon kundërshtarët. Prandaj, sulmon edhe kur nuk sulmohet. Albin Kurti është modeli i politikanit, që e gjejmë nëpër histori, që çdo herë kur ka pasur nevojë për unitet – ky model i politikanit ka vepruar për përçarje. Kjo është fatkeqësi kombëtare që na ka përcjellë në etapa të ndryshme të historisë, e është fatkeqësi që edhe sot e kemi një politikan të tillë”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dy ditë që ndodhet në Hagë, ku po intervistohet nga prokurorët e dhomave të specializuara lidhur me akuzat për rreth 100 vrasje./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/uismaili/posts/652829781981586?__xts__[0]=68.ARA_yoT5a3hxChMU1o4ZHMNDbJTW8y7VMET2CZ8ORwbupPEQEVjXbVgB2kb1crWoBnyYLlnEg5_f62wUFqkQVGFe_9D1PiR9v03GxEg7pGdTQ-7WEA1DAsZXZdI53ZrCpOeLKwDe5wIboj4o5yN_ufe7_vS5np8MyqXmq9FaIeSHyejDAcAvT4MLpMbiw0oZktaBmRAjuU7d2PX5_7R-Hzbb-AgkVa8rYOg4RYFDHK_XLVSYBSDc7UHZdJonLq4itZt65JITYUhSkisEaoC4hpgYV7DSa2eWKhl7IwXLm-qSZky2oPvhEgbTY-zmdLDiIuWoBm3wu8XjnLoY8wo&__tn__=-R