Grupi militant ISIS reagoi për herë të parë për luftën në Ukrainë duke e cilësuar atë një “ndëshkim hyjnor” për Perëndimin dhe shpreson që ajo “të shkatërrojë armiqtë e Islamit”.
Grupi terrorist e etiketoi pushtimin e Rusisë ndaj fqinjit të saj si përballje të kryqtarëve me njëri-tjetrin, në një artikull të publikuar në buletinin e tij al-Naba, raporton A2CNN.
Xhihadistët shprehen se myslimanët nuk duhet të marrin anë në këtë luftë dhe parashikojnë se ajo të ketë pasoja të mëdha pavarësisht nga rezultati.
“Ajo që po ndodh sot, lufta e drejtpërdrejtë e përgjakshme midis kryqtarëve ortodoksë të Rusisë dhe Ukrainës është vetëm një shembull i ndëshkimit të Zotit për ta, siç përshkruhet në Kuran. Pushtimi nuk është i habitshëm për shkak të konkurrencës në rritje midis Amerikës dhe Rusisë për të kontrolluar vendet e Evropës Lindore”, shkruhet mes të tjerash në artikullin e Al-Naba.