Presidenti i ri i SHBA-së, demokrati Joe Biden, e ka përzgjedhur Denis McDonough, si drejtues i Departamentit për Çështjet e Veteranëve, raporton CNN, transmeton Gazeta Sinjali.
McDonoughi ishte pjesë e administratës së Barack Obamas, pasi ishte zëvendëskëshilltar i sigurimit kombëtar të tij.
Po ashtu, ai ishte i përfshirë në sulmin të Navy SEAL në vitin 2011, që vrau udhëheqësin e Al-Kaidës, Osama bin Laden.
McDonoughi thuhet se do e ketë një nga agjencitë më sfiduese në Shtëpinë e Bardhë, duke u nisur nga fakti që Bideni ka kërkuar një person me përvojë të madhe në këtë fushë.
Me emërimin e McDonoughit, grupe veteranësh kishin shpresuar se këtë post do e merrte një veteran i luftërave në Irak ose Afganistan, pasi ai nuk kishte shërbyer në ushtri. /Gazeta Sinjali/