Ka ndërruar jetë një person i cili ditë më parë kishte pësuar një aksident në Rahovec.
Viktima ishte duke u trajtuar në spital që pesë ditë, pasi që kishte pësuar lëndime kurse mbrëmë ka ndërruar jetë në QKUK.
“Lidhur me rastin, me datë 15.02.2022 i lënduari – dyshuari mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar në QKUK, ka ndërruar jetë. Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë u lirohet familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Trupi i pajetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore.