Komuna e Vitisë nuk ka regjistruar asnjë rast me koronavirus që pothuajse 1 muaj, shkruan Gazeta Sinjali.
Rasti i fundit pozitiv në Komunën e Vitisë ishte shënuar më 30 prill, ndërkohë që për gjatë kësaj periudhe nuk ka asnjë të dyshuar me COVID-19
Personi i fundit me koronavirus nga kjo komunë u shërua më 9 maj.
Në këtë komunë u shënua njëri nga dy rastet e para me koronavirus në Kosovë më 13 mars, ndërsa tani nuk ka asnjë rast aktiv.
Malisheva ishte ndër komunat e para me numrin e të infektuarve, ndërsa deri tani janë konfirmuar gjithsej 76 raste/Gazeta Sinjali/