image Ishte duke darkuar me të dashurën, qëllohet për vdekje shqiptari në Spanjë

Botë

Ishte duke darkuar me të dashurën, qëllohet për vdekje shqiptari në Spanjë

news image

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmë në Spanjë, transmeton Gazeta Sinjali.

Sipas mediave spanjolle, një shqiptar është qëlluar për vdekje me armë zjarri derisa ishte duke darkuar së bashku me të dashurën e tij.

Shqiptari 42 vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije sipas dëshmitarëve është qëlluar nga një person me kapele në kokë, i cili kishte hyrë në restorant, kishte nxjerr një armë të vogël dhe kishte qëlluar disa herë në drejtim të tij.

Mediat spanjolle gjithashtu kanë raportuar se edhe pse ai ishte plagosur me 5 plumba në trup rreth orës 21:00, jetë kishte ndërruar pas orës 23:00.

Sipas Policisë spanjolle, ai ishte i njohur për policinë dhe se prej disa vitesh jetonte në provincën e Alicantes.

Hetimet për zbardhjen e ngjarjes kanë filluar dhe pista kryesore është ajo e “spiunimit”, pasi nëntorin e shkuar 6 persona u arrestuan në të njëjtën zonë për falsifikim dokumentesh, trafik droge dhe grup kriminal. Mes të arrestuarve kishte edhe shqiptarë.

Megjithatë nuk është bërë me dije nëse viktima ishte pjesë e grupit, apo një nga elementët që u përdor për shkatërrimin e tyre. Ndërkohë që po punohet edhe për kapjen e autorit, i cili është kapur duke u larguar nga vendngjarja nga kamerat e sigurisë.

/Gazeta Sinjali/