image “Ishin para të dhuruara nga xhemati” - Vidhen dy kasaforta në një xhami në Kaçanik

Siguri

“Ishin para të dhuruara nga xhemati” – Vidhen dy kasaforta në një xhami në Kaçanik

news image

Një vjedhje e rëndë është raportuar dje rreth orës 12:30 në fshatin Duraj të komunës së Kaçanikut, ku janë vjedhur dy kasaforta në xhaminë e fshatit.

Rasti është konfirmuar nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku bëhet e ditur se personat e panjohur kanë vjedhur kasafortat, në të cilat kishte para të dhuruara nga xhemati për nevojat e xhamisë, raporton Gazeta Sinjali.

“Ankuesi mashkull kosovar  (imam i xhamisë se fshatit), ka raportuar se të dyshuar të panjohur kanë vjedhur dy kasaforta, në të cilat kishte para të dhuruara nga xhemati për nevojat e xhamisë”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/