image Ish-zyrtari amerikan flet për krahasimin që Biden ia kishte bërë Hashim Thaçit me George Washingtonin

Botë

Ish-zyrtari amerikan flet për krahasimin që Biden ia kishte bërë Hashim Thaçit me George Washingtonin

news image

Ish-zyrtari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Bertram Brown ka thënë se cilësimet e presidentit të ardhshëm të SHBA-së, Joe Biden për ish-presidentin Hashim Thaçin, janë bërë para se të dihet se çka ka pasur në hetimet e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale, transmeton Gazeta Sinjali.

Brown kur u pyet se si e sheh deklaratën e Bidenit se Thaçi është ‘George Washingtoni i Kosovës’ tha se “në diplomaci ne takojmë njerëz të ndryshëm dhe themi gjëra të ndryshme, këndvështrimet dhe deklaratat mund të ndryshojnë kur arrijnë informata të reja”, raporton Tanjug.

Kurse, për deklaratat e Hashim Thaçit dhe të zyrtarëve të UÇK-së përpara Gjykatës Speciale se UÇK së bashku me SHBA-në, NATO-në dhe BE-në krijuan shtetin e Kosovës, Brown tha se akuzat për krime kundër Thaçit dhe të tjerëve janë bërë “pa dijeni apo ndonjë përkrahje nga qeveria e ShBA-së”.

“Krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit janë të pranueshme, pavarësisht motiveve politike të kryerësve”, theksoi ai.

Ai gjithashtu tha se Gjykata Speciale e Kosovës ishte themeluar gjatë administratës Obama, kur Joe Biden ish zëvendëspresident me përkrahje të fuqishme politike dhe financiare të qeverisë amerikane.

“Qeveria amerikane në të gjitha administratat e fundit aktivisht ka përkrahur hetimin, akuzimin dhe dënimin e krimeve të luftës, pavarësisht se kush i ka kryer dhe ku”, shtoi tutje ai. /Gazeta Sinjali/