Ish-zëvendësministri i Arsimit, Jusuf Thaçi, ka reaguar ndaj SBASHK-ut, të cilët po e kundërshtojnë testimin e mësimdhënësve, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas Thaçit, nëse vazhdon qasja e tillë e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, atëherë ajo duhet shpallur organizatë kriminale.
Ai ka bërë publik edhe një postim të tij në vitin 2016 ku kishte kërkuar ritestimin e mësimdhënësve.
“Nëse SBASHK-u ende vazhdon ta mbrojë mospunën e jokompetencën e mësimdhënësve, atëherë (siç e kam thënë edhe më 2016) kjo organizatë duhet shpallur organizatë ilegale e kriminale”, shkruan Thaçi në Facebook./Gazeta Sinjali/