image Ish-zëvendësministri i LVV-së e falenderon Abdixhikun e LDK-së për bashkëpunimin në ministri

Politikë

Ish-zëvendësministri i LVV-së e falenderon Abdixhikun e LDK-së për bashkëpunimin në ministri

news image

Ish-zëvendësministri i Ministrisë së Infrakturës dhe Ambientit, Avni Zogiani, ka thënë se ndonëse Qeveria Kurti nuk pati shumë kohë, ka marrë vendime të rëndësishme.

Zogiani ka thënë se Qeveria Kurti do të rikthehet së shpejt si dhe do të bëhen punë edhe më të mëdha, transmeton Gazeta Sinjali.

Ndër të tjera, Zogiani e ka falenderuar edhe ish-ministrin e LDK-së, Lumir Abdixhikun për bashkëpunimin e shkëlqyer që kanë pasur.

“Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka perfshier dy sektore e shumë departamente që janë qeverisur keq për kohë të gjatë.
Nuk patëm shumë kohë, por bëmë disa vendime të rëndësishme.
Për mua personalisht përveç bashkëpunimi me Kabinetin e Ministrit, kenaqesinë më të madhe ma dha bashkëpunimi më profesionistë që kanë shumë dije, por që janë shmangur pikërisht për këtë arsye!
Dua të falenderoj për bashkepunim të shkëlqyeshem Lumir Abdixhikun, Alban Zogajn, Krenar Xh Xhaferi si dhe profesionistët që dua t’ua ruaj anonimitetin!
Herën tjetër, që do të jetë së shpejti, do të bejmë punë edhe më të mëdha, edhe më të mira”, ka shkruar Zogiani. /Gazeta Sinjali/.

Ministria e Infrastruktures dhe Ambientit ka perfshier dy sektore e shume departamente qe jane qeverisur keq per kohe te…

Posted by Avni Zogiani on Wednesday, June 3, 2020